Please enter at least 3 characters.

Maqedonia i tregoi botës ''recetën'' e diskriminimit ndaj shqiptarëve (Foto/Video)

2017/08/Stadium-flamuri-1.jpg

Në Shkup dje u luajt loja e Superkupës së Evropës në mes Real Madridit dhe Manchester United e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve me rezultat 2-1 ku shënuan Casemiro dhe Isco. Për anglezët shënoi përforcimi më i ri i tyre, Romelu Lukaku. Kjo ishte ndeshje që Shkupin e mbajti në syrin e botës për 90 minuta.

Telegrafi Maqedoni ishte në stadium ku ka ndjekur për së afërmi ngjarjet të cilat ishin të shumta, përveç lojës 90 minutëshe.

Festa para lojës e organizuar nga shteti i Maqedonisë dhe i ndihmuar nga UEFA lë për të dëshiruar. Në këtë festë nuk pati asnjë element të kulturës shqiptare, edhe pse shqiptarët në këtë vend janë popull shtetformues.

Foto: Faktor.mk

Vallet maqedonase, veshjet kulturore dhe të vjetra të popullit maqedonas në vend, flamuri shtetëror verdhë e kuq dhe muzika tradicionale maqedonase mbrëmë u prezentuan para 30 mijë tifozëve në stadiumin Telekom Arena në Shkup. Gjithashtu dhe nëpërmjet ekraneve ky realitet i fshehur i organizatorëve u prezentua para më shumë se 1 miliardë shikuesve nga e gjithë bota, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Foto: Faktor.mk

Edhe pse shqiptarët janë popull shtet formues, një realitet i tillë u injorua nga organizatorët e kësaj ndeshje të madhe. Kjo është kritikuar keq brenda stadiumit por edhe nëpër mediume gjatë dhe pas lojës.

I vetmi element shqiptar në stadium ishte shqiponjë dykrerëshe që zbukuronte stemën e Real Madridit. Për këtë detaj nuk u kujdesën organizatorët por tifozët e tifogrupit madrilen shqiptar ''Real Madrid Club Albania'' që ishin më të zëshmit në terren.

Foto: Kushtrim Jashari

Përderisa në mikrofon organizatorët paralajmëronin që mos të shfaqet racizëm në stadium ndal lojtarëve, stafit teknik, tifozëve të ekipëve kundërshtare dhe personave zyrtarë, të njejtën gjë e bënë organizatorët ndaj shqiptarëve. Në stadium pat fshehje të një kulture të tërë, të vjetër me shekuj. /Telegrafi/