Please enter at least 3 characters.

Maqedonia e Veriut ndalon të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe

2018/04/Aeroporti-Shkupi-me-llogo.jpg

Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.

"Pas informacionit të fundit në lidhje me ndodhjen e përhapjes së përshpejtuar të coronavirusit në Britaninë e Madhe, sot në Shtabin e Krizës COVID-19 u morë vendim për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.

Për më tepër, vendoset izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut", tha Zaev./Telegrafi/