Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, viti i ri mësimor do të fillojë me prezencë fizike

2020/11/greve-ne-shkollat-per-ligjin-per-paga-shkolla-Nazim-Gafurri-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se viti i ri mësimor 2021/2022 do të fillojë me prezencë fizike dhe me kapacitet të plotë sipas protokolleve të vërtetuara.

Ky vendim u miratua para disa ditëve në mbledhjen e 99-të qeveritare me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Zaev theksoi se vazhdimisht ndiqen gjendjet dhe se si alternativë kanë dy skenarë: kalim në mësim online ose model i kombinuar, por kjo vetëm nëse përkeqësohet gjendja.

Ndryshe, përjashtim nga ky vendim kanë fëmijët me sëmundje të rralla ose fëmijët me pengesa, fëmijët me sëmundje kronike./Telegrafi/