Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, në fund të dhjetorit ASK do të ketë drejtor të ri

2022/11/kovacevski-1.jpg

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se të martën është ftuar në referim drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski për të dhënë llogari mbi mendimin pozitiv të ASK-së për shtetësinë e kontroversit ukrainas Oleksander Onishçenko.

Siç deklaroi kryeministri, seanca e Qeverisë do të jetë e mbyllur. Ai gjithashtu tha se ASK do të ketë drejtor të ri së shpejti.

“Më pyetët nëse ASK do të ketë drejtor të ri. Po në 24 ditët e ardhshme ASK-ja do të ketë drejtor të ri i cili duhet të jetë profesionist”, deklaroi Kovaçevski.