Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, hapen adresa elektronike dhe numra telefoni për paraqitjen e parregullsive

2020/03/emaile-MK.png

Qeveria dhe Këshilli inspektues apelojnë te qytetarët t’i denoncojnë parregullsitë dhe mosrespektimin e masave qeveritare dhe rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për të denoncuar parregullsitë janë hapur e-mail adresa të reja dhe në funksion janë vënë linja telefonike falas. Qytetarët munden parregullsitë t’i denoncojnë në numrat dhe e-mailat në vijim:

- Inspektorati Shtetëror i Punës: poplaki@dit.gov.mk ose në numrin 151 31
- Inspektorati Shtetëror i Tregut: nepravilnosti@dpi.gov.mk ose në numrin 191
- Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor: prijavi.dszi@gmail.com ose në numrin 0800 255 55
- Agjencia për Ushqim dhe Veterinari: sin@fva.gov.mk ose në numrin 0800 3 2222
- Inspektorati Shtetëror për Transport: prijavi@dti.gov.mk - Agjencia për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore: prijavi@malmed.gov.mk.

Nga Qeveria sot informuan se shërbimet inspektuese me të gjitha kapacitetet e tyre vazhdojnë në mënyrë intensive të punojnë në terren./Telegrafi/