Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, forum rajonal për bashkëpunim tejkufitar

2016/01/biznes-forum-i-maqedonis-euml-dhe-greqis-euml_2_hd.jpg

Ndarja e praktikave dhe përvojave të mira të institucioneve kompetente dhe trupave nga vendet në rajon është qëllimi i Forumit dyditor rajonal për bashkëpunim tejkufitar, që me mbështetje të Bashkimit Evropian do të mbahet sot në Strugë.

Forumin do ta hapë ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, ndërsa në hapje do të mbajë fjalim edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Samuel Zhbogar.

Në forumin rajonal për bashkëpunim tejkufitar do të marrin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe nga vendet e rajonit, të cilat marrin pjesë në implementimin e Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar.