Maqedoni: 494 raste të reja dhe 474 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.425 testime për coronavirus, ndërsa 494 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 231, Kumanovë - 49, Veles - 31, Shtip - 24, Kavadar - 23, Ohër - 19, Kërçovë - 17, Prilep dhe Koçan - nga 16, Strumicë - 12, Manastir - 8, Strugë - 7, Tetovë - 6, Gjevgjeli - 5 , Dellçevë - 4, Negotinë, Radovish dhe Vinica - nga 3, Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod - nga 2, Gostivar, Resnjë, Valandovë, Kratovë, Demir Hisar, Demir Kapija dhe Makedonska Kamenica - nga 1 në secilin qytet.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa janë paraqitur edhe 10 të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë nga data 07.09.2021 deri 29.09.2021.
ISHP ditën e fundit ka regjistruar 474 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 191.408, prej të cilëve 172.653 janë shëruar, ndërsa 6.668 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (30 shtator) është 12.087./Telegrafi/


