Please enter at least 3 characters.

Maqedonci takon ndihmëssekretarin amerikan të Luftës – diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë, zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Në takim është diskutuar gjithashtu për angazhimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet global, si dhe për projektet strategjike që synojnë forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s.

Sipas Maqedoncit, përfaqësuesi amerikan ka vlerësuar rritjen e investimeve të Kosovës në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, si dhe vendimet për pjesëmarrjen e ushtarëve kosovarë në operacione ndërkombëtare të paqes dhe përkrahjen ndaj Ukrainës.

Ai ka theksuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themel i sigurisë së Kosovës dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.