Mannie D publikon këngën e re "A m'don ti"
23/02/2022
Reperi i ri estradës, Mannie D, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“A m’don ti” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga dyshja Zzap dhe Chriss në studion ON Records.
Me këta të fundit, Mannie D duket se e ka pasur më të lehtë bashkëpunimin, ngase ai është kushëriri i producentit Chriss.
Mannie D përndryshe jeton dhe vepron në Kroaci, por me origjinë është nga Kosova.
Klipi i këngës është xhiruar në shtetin kroat nga producenti Luka Sepcic. /Telegrafi/


