Please enter at least 3 characters.

Mane për finalen ndaj Real Madridit: Kemi lojtarë për të mposhtur çdo ekip në botë

2018/05/Sadio-Mane-19.jpg
294:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 24: Sadio Mane of Liverpool celebrates after scoring his sides third goal during the UEFA Champions League Semi Final First Leg match between Liverpool and A.S. Roma at Anfield on April 24, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sadio Mane ka folur në lidhje me finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli takohet me Real Madridin.

Liverpooli dhe Real Madridi do të ndeshen mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi më parë mposhtën Romën, respektivisht Bayern Munichun në gjysmëfinale.

Kjo finale pritet të zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës në orarin e zakonshëm të ndeshjeve prej orës 20:45.

Ylli i Liverpoolit, Mane e ka cilësuar këtë finale si një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë, por ka thënë se kanë lojtarë që mund të mposhtën çdo ekip.

Mane gjatë ndeshjes gjysmëfinale ndaj Romës (Getty Images)

"Për ne, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën tonë", ka thënë fillimisht Mane.

"Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata kanë përvojë dhe cilësi".

"Ne presim shumë, por gjithashtu kemi lojtarë dhe staf për të mposhtur çdo ekip në botë", përfundoi sulmuesi i Liverpoolit.

Ndryshe, treshja e famshme e Liverpoolit, Salah-Mane-Firmino kanë shënuar 29 gola këtë sezon në garën elitare evropiane, ku egjiptiani dhe braziliani kanë nga 10 gola, ndërsa senegalezi nëntë sosh. /Telegrafi/