Please enter at least 3 characters.

Mandzukic pritet të rinovojë me ngritje page me Juventusin

2018/12/Mandzukic.jpg
261:"TURIN, ITALY - DECEMBER 07: Mario Mandzukic of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale at Allianz Stadium on December 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )
12:"Getty Images

Mario Mandzukic thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin pas Vitit të Ri.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, takimet do të zhvillohen 'së shpejti' mes drejtuesve dhe sulmuesit kroat.

Kështu, Mandzukic pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës në muajin janar apo më së largu në shkurt.

Gazeta shpjegon se kroati po shqyrton një marrëveshje të përmirësuar, pasi momentalisht fiton 4.5 milionë euro në sezon.

Festa e Mandzukic te goli i parë në ndeshjen ndaj Parmas (Foto: Getty Images)

Ideja e Mandzukicit është të rinovojë kontratën, por me një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon.

Mandzukic gjithashtu synon kontratë deri në verën e vitit 2022, kur ai do të jetë 35 vjeçar.

Bardhezinjtë do të preferonin të kryenin një kontratë dyvjeçare, por negociatat megjithatë do të fillojnë në 'një atmosferë shumë të lumtur dhe të relaksuar'.

Mandzukic ka shënuar 42 gola dhe ka ndihmuar me 21 asistime në 147 paraqitje për Juventus që kur ka ardhur nga Atletico Madridi në vitin 2015. /Telegrafi/