Please enter at least 3 characters.

Manchester United – Villarreal, formacionet e mundshme

2021/09/man-utd-vs-villarreal.jpg

Manchesteri dhe Villarreali do të ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të ‘Nëndetëses së Verdhë’ në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje pas humbjes befasuese nga Young Boys dhe synon ta marr fitoren e parë këtë sezon në garën elitare evropiane.

Në anën tjetër, mysafirët e Unai Emeryt kanë barazuar ndeshjen e parë të grupeve dhe presin të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me lojtarët më të mirë të mundshëm, edhe përkundër disa mungesave të theksuara.

Formacionet e mundshmeMan Utd: De Gea; Dalot, Lindelof, Varane, Telles; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, Pogba; Ronaldo; Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Moreno; Parejo, Capoue, Trigueros; Danjuma, Alcacer, Gomez/Telegrafi/