Please enter at least 3 characters.

Manchester United nënshkruan marrëveshjen të sponsorizimit të fanellave në vlerë 273 milionë euro

2021/03/Screenshot_3-15.jpg

Manchester United ka nënshkruar një marrëveshje rekord për sponsorizimin e fanellave me kompaninë e teknologjisë TeamViewer.

Firma e softuerëve do të zëvendësojë Chevroletin si partneri kryesor i fanellës së United që nga fillimi i sezonit 2021/22.

Marrëveshja ka vlerë 273 milionë euro për pesë vjet dhe është marrëveshja më fitimprurëse e sponsorizimit të fanellës në historinë e Ligës Premier.

Në të gjithë botën, është e barabartë me marrëveshjen e Barcelonës me Rakuten, të nënshkruar para pandemisë.

TeamViewer bëhet sponsori i gjashtë i madh i fanellave në historinë e Manchester United pas Sharp, Vodafone, AIG, Aon dhe Chevrolet.

Ndërkohë, Djajtë e Kuq, janë ende në kërkim të një sponsori për pajisjet e tyre të stërvitjeve. /Telegrafi/