Please enter at least 3 characters.

Manchester City me komunikatë zyrtare pas spekulimeve se mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

2019/05/ManCitytprem.jpg
352:"BRIGHTON, ENGLAND - MAY 12: Oleksandr Zinchenko, Ederson, Aymeric Laporte, Sergio Aguero and Phil Foden celebrate with the Premier League trophy after the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Manchester City at American Express Community Stadium on May 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi anglez, Manchester City, ka lëshuar një komunikatë për media pas raportimeve se mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Në raportimin e New York Times ishte thënë se kampioni i ri i Anglisë po hetohej nga UEFA dhe se në edicionin e ardhshëm do të mungonte në garën më të madhe evropiane për klube. Kjo për faktin se i ka shkelur rregullat financiare.

Megjithatë, në komunikatën e Cityt thuhet se kubi është duke bashkëpunuar me CFBC IC (Dhomën Hetuese të Trupit Kontrollues Financiar të Klubeve) dhe është i përkushtuar në këtë proces, prandaj nuk do ta komentojë rastin derisa procesi hetimor po vazhdon.

"Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, ndërsa dëshmi gjithëpërfshirëse për këtë fakt i janë ofruar CFCB IC", thuhet mes tjerash në komunikatë.

City thekson se procesi hetimor është keqinterpretuar nga individët që duan t'i bëjnë dëm reputacionit të klubit dhe interesave komerciale të tij. /Telegrafi/