Please enter at least 3 characters.

Manchester City e nis me stilin e kampionit, fiton si mysafir i Chelseat  

2024/08/Screenshot-2024-08-18-192950.png

Chelsea dhe Man City u takuan në derbin e javës së parë të Ligës Premier, me qytetarët që fituan takimin me rezultat 2-0. Ne rastin e parë, Man City arriti të shënojë, kur Erling Haaland mori një top në afërsi të zonës dhe në mes të dy mbrojtësve arriti të shënojë për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Nicolas Jackson , barazoi shifrat, por që goli nuk u pranua për pozitë jashtëloje.Një gol iu anulua edhe Rico Lewis në fillimin e pjesës së parë, kësaj radhe për një faul të shkaktuar.Ndeshjen e  mbylli super goli i Mateo Kovacic në minutën e 84-të, ku kroati me një gjuajtje të saktë siguroi fitoren e ekipit të tij.

Manchester City e nis me fitore mbrojtjen e titullit, ndërsa edhe ndryshimet e shumta nuk sollën risi te Chelsea. /Telegrafi/