Man City vazhdon perfekt, Haaland vendos ndeshjen
Manchester City ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën Premier, duke mposhtur në udhëtim Coventryn me rezultat 1-0.
Heroi i Citizens ishte sërish Erling Haaland, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 26-të.
Sulmuesi norvegjez përfitoi nga një krosim i Antoine Semenyos dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Arriba por uno en el entretiempo ⏸️ pic.twitter.com/YwarOJHmnZ
— Manchester City (@ManCityES) September 5, 2026
Man City kishte mundësi ta dyfishonte epërsinë, ndërsa Rayan Cherki goditi shtyllën në pjesën e parë. Në minutën e 58-të, Haaland shënoi edhe një herë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Coventry tentoi të reagojë, por nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, Enzo Maresca bëri disa ndryshime, duke inkuadruar edhe Phil Foden e Ayyoub Bouaddinin, ndërsa City arriti ta menaxhonte avantazhin deri në fund.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon startin perfekt në tri xhirot e para të kampionatit, ndërsa Haaland edhe një herë rezulton vendimtar për skuadrën e tij. /Telegrafi/


