Please enter at least 3 characters.

Man City dëshiron ta blindojë Sterlingun me një super kontratë

2019/10/Raheem-Sterling.jpg
283:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 02: Raheem Sterling of Manchester City celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Manchester City and Watford at Etihad Stadium on January 2, 2018 in Manchester, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City thuhet se do t'i ofrojë yllit të tyre, Raheem Sterling, një marrëveshje të re me 450,000 funte në javë apo rreth 525 mijë euro.

Real Madridi po mban shënime për anglezin Sterling, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë nga Pep Guardiola.

Sipas mediumit anglez Daily Express, City dëshiron ta mbajë jashtë garës Real Madridin për yllin e tyre.

Ishte vetëm nëntori i kaluar që kampionët e Ligës Premier i dorëzuan Sterlingut një zgjatje tre-vjeçare në marrëveshjen e tij të tanishme e cila tani e sheh të marrë rreth 300 mijë funte në javë apo rreth 450 mijë eurosh.

Kjo e bëri atë lojtarin e dytë më të paguar te Manchester City pas mesfushorit kreativ Kevin De Bruyne , i cili aktualisht fiton rreth 407 mijë eurosh.

Kampioni anglez është gati ta bëjnë reprezentuesin e Anglisë lojtarin më të paguar në Ligën Premier, duke i ofruar rreth 525 mijë funte në javë apo diçka më shumë se 27 milionë euro në vit. /Telegrafi/