Please enter at least 3 characters.

Man City 2-1 Real Madrid, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Sterling dhe Jesus, notë katastrofale për Varane

2020/08/GettyImages-1264552389.jpg
317:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 07: Thibaut Courtois of Real Madrid saves from Raheem Sterling of Manchester City during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Manchester City and Real Madrid at Etihad Stadium on August 07, 2020 in Manchester, England. (Photo by Nick Potts/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.

Skuadra e Pep Guardiolës ishte më e mirë se Los Blancos në të dyja takimet, duke shënuar fitore të ngjashme 2-1.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 4-2, City kalon tutje derisa 13 herë kampioni i Evropës eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan nga një gol për Cityn në këtë takim, teksa kjo dyshe kishin edhe notat më të larta në këtë sfidë.

(Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Në anën tjetër Karim Benzema ishte autori i golit të vetëm për Realin, ndërsa francezi kishte notën më të lartë te Los Blancos.

E lojtari me notën më të ulët në këtë takim ishte Raphael Varane, ku qendërmbrojtësi bëri dy gabime skandaloze që i kushtuan me gola Realit.

Varane ka marrë një notë shumë të dobët pasi në fund të takimit është vlerësuar 4,6 që është njëra nga notat më të dobëta nga Who Scored. /Telegrafi/