Please enter at least 3 characters.

Makth për Napolin, konfirmohet lëndimi serioz i Kevin de Bruyne

Napoli ka konfirmuar lajmet më të frikshme, pasi mesfushori Kevin De Bruyne është diagnostikuar me një dëmtim të rëndë të muskulit të kofshës dhe pritet të mungojë për disa muaj.

Mesfushori belg u pa duke mbajtur pjesën e pasme të kofshës së djathtë, menjëherë pasi realizoi me sukses një penallti në fitoren 3-1 ndaj Interit të shtunën në mbrëmje.

Fitorja i ngjiti napolitanët në krye të tabelës, së bashku me Romën, por erdhi me një kosto të lartë. De Bruyne u pa menjëherë i dëshpëruar ndërsa mbante këmbën dhe sot stafi mjekësor i Napolit konfirmoi se është diagnostikuar me një lëndim në kofshën e djathtë.

Kevin de Bruyne

Nuk ka ende një afat zyrtar për rikuperimin e tij, por dëmtimi nuk është shumë ndryshe nga ai që pësoi Romelu Lukaku gjatë një ndeshjeje miqësore në gusht.

Në atë rast, sulmuesi belg qëndroi jashtë rreth katër muaj dhe është plotësisht e mundur që bashkëkombësi i tij De Bruyne të përballet me një periudhë të ngjashme mungese.

De Bruyne ka një histori të përsëritur dëmtimesh muskulare, pasi një problem i ngjashëm e kishte mbajtur jashtë fushave për tre muaj gjatë kohës së tij te Manchester City./Telegrafi/