Please enter at least 3 characters.

Makinën që do duhej ta kontrollonte, mekaniku e nxori për një xhiro në qytet (Video)

2017/07/Makinën-që-do-duhej-ta-kontrollonte-mekaniku-e-nxori-per-nje-xhiro-ne-qytet-foto.jpg
11:"© SWNS.com

Iain Inglis nga Swindon i Anglisë, e ka dërguar makinën për një kontroll rutinë në një garazh të afërt.

Por, kur ka parë filmimin nga kamera që ndodhet brenda, ka zbuluar se makinën e tij të preferuar e kishin nxjerrë për xhiro në qytet, transmeton Telegrafi.

Madje, mekaniku nuk e ka kursyer aspak këtë Mazda RX-8, duke e vozitur me shpejtësi dhe në mënyrë jo shumë të kujdesshme.

Megjithëse është shqetësuar për rastin, ai nuk dëshiron që të ngre padi ndaj punonjësit. /Telegrafi/