Makina e turistëve gjermanë rrezikon të bjerë në liqenin e Komanit, shpëtohen nga banorët
20/10/2024
Dy turistë gjerman kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e të dielës.
Automjeti i tyre rrezikon të binte në Liqenin e Komanit.
Klan News, raporton se makina e tyre doli nga rruga dhe rrezikoi të përfundonte në ujë.
Por fatmirësisht kanë qenë banorët e zonës që u erdhën në ndihmë turistëve, duke i shpëtuar.
Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.


