Please enter at least 3 characters.

Majlinda, gjithmonë e artë

2016/01/f.0223193522761_210.jpg

Xhudistja ka arritur të fitojë edhe një medalje të artë, por kësaj radhe në turneun “Grand Prix”, që u mbajt të shtunën në Duesseldorf të Gjermanisë.

Sportistja nga Peja u llogarit në mesin e favoriteve në kategorinë deri në 52 kg dhe ia arriti të triumfojë mbi të gjitha garueset tjera.

Ajo në finale e mposhti xhudistën nga Rumania, Andrea Chittun, që llogaritet prej xhudisteve më të mira në Evropë.

Majlinda me këtë arritje edhe një herë dëshmoi se sa vlen për sportin e Kosovës dhe se definitivisht meriton më shumë përkrahje nga institucionet shtetërore. /Telegrafi/