Please enter at least 3 characters.

Majlinda e pesta në Azerbaixhan

2016/01/f.0115180957153_210.jpg

Maljinda pa problem e kaloi rrethin e parë duke u kualifikuar në çerekfinalen e mastersit të xhudos. Aty titani kosovar u përball me spanjollen Gomez, duel i cili përfundoi me barazim por për kundër përparësisë së Majlindës, gjyqtarët vendosën që Gomez, e pesta në ranglistën botërore, të dalë fituese.

Përfaqësuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës të pranishëm në këtë duel bëjnë të ditur se përkundër padrejtësive nga kreu i gjyqtarëve Huan Barcos, ata do të vazhdojnë me punën me qëllim arritjen e Lojërave Olimpike Londra 2012. /Telegrafi/