Please enter at least 3 characters.

Majk e ndezë në Ferizaj, performon edhe “freestyle” (Video)

2017/07/majk-3-e1500368358748.jpg

Majk po tregon performanca spektakolare gjatë turneut të tij veror.

Reperi i njohur u shfaq edhe një herë në nivel të lartë në Diamonds Club, ku u shfaq me Onatin duke performuar hitet e mëdha.

Në një moment gjatë këtij koncerti ai shihet duke performuar “freestyle” para publikut në “acapella” pa instrumental.

Performanca ndezi publikun teksa kulminacioni u arrit me hitin “Katile” i performuar para mijëra të pranishmëve.

Majk mbetet tejet i angazhuar gjatë turneut veror me koncerte në të gjithat trojet shqiptare. /Telegrafi/