Magjia e Messit bën që Barca të kalojë në epërsi (Video)
22/05/2016
Barcelona ka arritur ta zhbllokojë rezultatin kundër Sevillas në finalen e Kupës së Mbretit.
U desh të zhvilloheshin vazhdimet që të shënohej goli i parë në këtë sfidë.
Protagonist i golit të epërsisë ishte mbrojtësi i krahut, Jordi Alba, i cili shënoi në minutën e 97-të.
Mirëpo, e gjitha erdhi falë lojtarit kryesor të Barcës, Lionel Messi, i cili dhuroi një asistim magjik. /Telegrafi/


