Please enter at least 3 characters.

“Magji” në Guinness: Ndërron 18 veshje të ndryshme - brenda vetëm një minute (Video)

2016/10/Theu-rekord-duke-ndërruar-18-veshje-të-ndryshme-brenda-një-minute-foto.jpg
32:"© YouTube/Guinness World Record

Avery Chin dhe Sylvia Lim nga Malajzia, e kanë thyer rekordin me ndërrimin e 18 veshjeve brenda vetëm një minute. 

Ata kanë hyrë në Librin e Rekordeve të Guinnessit, duke e tejkaluar rezultatin e mëparshëm me 16 ndërrime, transmeton Telegrafi.

Në videon që do ta shihni më poshtë, mashkulli e ngre dhe e ul poshtë një "kabinë" improvizuese, ndërsa Lim shfaqej shpejtë me rroba tjera: prej fustanit që ia mbulonte tërë trupin e deri te tjetri më i zbuluar.

Në fund të videos, mund të shihni se si Chin i hedh asaj letra të shndritshme që e veshin si me magji me fustan të gjatë të bardhë. /Telegrafi/