Magath: Bundesliga, titulli më i vështirë për t’u fituar
25/10/2010
“Unë nuk jam magjistar, unë vetëm mund ta bëj punën time dhe të tentoj gjëra të ndryshme. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, ekipi ynë i ri do të gjejë elementin e vet, koha do të vie dhe ne do të kthehemi përsëri në maje të tabelës”.
“Unë e di se shumë njerëz do të qeshin me këtë që do të them, por për mua, Bundesliga është kampionati më i vështirë për t’u fituar dhe kampionati më i baraspeshuar në Evropë”, tha Magath për ZDF. /Telegrafi/


