Please enter at least 3 characters.

Madueke dhe Palmer marrin për dore Chelsean në ndeshjen që u shënuan tetë gola  

2024/08/Screenshot-2024-08-25-170550.png

Chelsea ka arritur fitore si mysafir i Wolves me rezultat 6-2 në ndeshjen e   vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier. Ndeshja nisi furishëm pasi Chelsea shënoi që në rastin e parë, kur Nicolas Jackson shënoi nga afër për 1-0.Wolves u kundërpërgjigj me Matheus Cunha i cili shënoi gol të bukur pas asistimi të Rayan Ait-Nourit për 1-1.Në minutën e 45-të, Cole Palmer arriti ta mposht me një parabolë portierin Jose Sa për 2-1.Por pjesa e parë nuk u mbyll me kaq, pasi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, Toti asistoi te Jorgen Strand Larsen i cili barazoi shifrat në 2-2.

Pjesa e dytë e takimit i takoi dyshes, Cole Palmer dhe Noni Madueke, që arritën të shënonin tri gola në bashkëveprim brenda 15 minutash.Palmer asistonte, ndërsa Madueke shënonte, ku het-trikun e kompletoi në minutat 49’, 58’ dhe 63’.Dyshja portugeze e ardhur në këtë afati kalimtar, Pedro Neto dhe Joao Felix bashkëvepruan bukur, me Felix që shënoi për 6-2.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e parë këtë sezon me trajnerin Enzo Maresca. /Telegrafi/