Please enter at least 3 characters.

Madonna në bisedime për një koncert në Mbretërinë e Bashkuar, pas performancës surprizë që alarmoi fansat në Times Square

Madonna raportohet se është në bisedime për të organizuar një koncert special në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar publikimin e albumit të saj të ri, “Confessions II”, i cili pritet të dalë më 3 korrik.

Sipas mediave britanike, këngëtarja 67-vjeçare po shqyrton disa opsione për performanca live, megjithëse një turne i plotë botëror nuk është aktualisht në planet e saj.

Burime pranë artistes kanë bërë të ditur se ajo dëshiron që kjo periudhë e re muzikore të jetë një nga më të rëndësishmet e karrierës së saj, shkruan DailyMail.

Lajmi vjen menjëherë pas koncertit surprizë që Madonna mbajti në Times Square të New York-ut, në kuadër të festimeve në kuadër të Muajit të Krenarisë.

Gjatë performancës, artistja shkaktoi shqetësim te fansat kur u pa duke u mbështetur mbi një barrierë sigurie në skenën e ngritur disa kate mbi turmën.

Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës pranuan se u frikësuan për sigurinë e saj. “Madonna, jo!”, ishte një nga reagimet më të shpeshta të publikut gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Nëse planet konkretizohen, koncerti në Mbretërinë e Bashkuar do të shënojë rikthimin e Madonna-s para publikut britanik pas performancave të saj të fundit në Londër gjatë turneut të vitit 2023. /Telegrafi/