Mac Allister zbulon se kush ishte lojtari që i tregoi atij se Klopp po largohet nga Liverpooli
Alexis Mac Allister ka zbuluar se ishte Mohamed Salah ai i cili i dha lajmin atij për vendimin e Jurgen Klopp për t’u larguar nga Liverpooli në janar, duke shtuar se ky lajm befasoi të gjithë ekipin. Klopp kishte njoftuar publikisht të premten e 26 janarit se do të largohej nga ‘Anfield’ në fund të sezonit dhe këtë ua kishte bërë të ditur lojtarëve në një takim pak kohë para se zyrtarët e klubit ta organizonin një konferencë për shtyp.Mac Allister zbuloi se si kishte qenë i informuar për qëllimet e Kloppit më herët këtë vit nga Salah, vetëm pak para se trajneri ta komunikonte vendimin e tij para lojtarëve.“Ishte mjaft e çuditshme dhe kur mbërrita në stërvitje isha afër Salah në zhveshtore kështu që e pyeta se çfarë po ndodh se ai më tha se trajneri po largohet”.


