Please enter at least 3 characters.

Lyoni eliminon Cityn me rezultat bindës, në gjysmëfinale takohet me Bayern Munichun

2020/08/GettyImages-1266489089.jpg
313:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 15: Kevin De Bruyne of Manchester City is challenged by Jason Denayer of Olympique Lyon during the UEFA Champions League Quarter Final match between Manchester City and Lyon at Estadio Jose Alvalade on August 15, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Lyoni ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores dramatike ndaj Manchester Cityt me rezultat 3-1.

Skuadra franceze shkoi në pushimin e pjesës së parë në epërsi ndaj Citizens edhe pse këta të fundit e dominuan 45 minutëshin e parë.

Pas 24 minutash lojë në stadiumin ‘Jose Alvalade’, Lyoni kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Maxwell Cornet që shënoi një gol të bukur në portën e Ederson Moares.

Manchester City vs Lyon (Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Të dy skuadrat më pas shkuan në pushim dhe në të dytën, ritmi i lojës ishte më i lartë.

City ishte këndellur nga goli i parë i pranuar, pasi arriti t'i baraonte shifrat në 1-1 me anë të Kevin de Bruynes në minutën e 69-të, me një asistim të Raheem Sterling.

Manchester City vs Lyon (Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Mirëpo, gjërat kur dukeshin se po përmirësoheshin për skuadrën angleze, ato u bënë edhe më keq.

Moussa Dembele e riktheu epërsinë në minutën e 79-të me një asistim të Houssem Aouar, duke filluar kështu festa e tyre e madhe.

Manchester City vs Lyon (Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-1, Dembele (87') sërish u shfaq në listën e realizatorëve, për të vulosur kalimin e skuadrës nga Ligue 1 në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Lyoni në fund arriti të kalonte në gjysmëfinale, atje ku e pret Bayern Munichu që mbrëmë eliminoi Barcelonën me rezultat 8-2. /Telegrafi/