Please enter at least 3 characters.

LVV: Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës, Ujmani nuk është simbolikë, është pasuri esenciale e vendit

2020/09/selia-e-VV-vetvendosjes-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po luan me pasurinë e Kosovës.

Përmes një videoje në Facebook, LVV u shpreh se Ujmani nuk është simbolikë, por pasuri i Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Koti pasi u zotua ta ndajë Ujmanin me Serbinë u zotua se edhe emrin do t'ja ndërrojë. Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës sikurse ato të mos përfaqësonin asgjë. Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës dhe i tillë do të mbetet. Ujmani nuk është simbolikë, ai është pasuri esenciale e vendit”, thuhet në postimin e LVV-së. /Telegrafi/