Please enter at least 3 characters.

Lutfi Zharku ia qon asfaltin te dera nënkryetarit të Kaçanikut

2016/04/ass_1460963956-6433011-620x347.jpg

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Remzi Elezi, ka asfaltuar rrugën që çon te shtëpia e tij, në fshatin Sllatinë me një gjatësi prej rreth 4 kilometrash nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar iniciativa Bashkimi Demokratik për Kaçanikun, duke akuzuar ekzekutivin e komunës për asfaltim të rrugëve mbi baza partiake e familjare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shukri Luta, këshilltar në KK të Kaçanikut nga radhët BDK-së, ka bërë me dije se nënkryetari i komunës, Remzi Elezi, ka asfaltuar rrugën e cila çon te shtëpia e tij në të cilën përfshihen 2-3 familje, ndërkaq ka anashkaluar një varg fshatrash të tjera të cilat janë më të frekuentuara me banorë. /Telegrafi/