Please enter at least 3 characters.

Lushtaku dhe Sejdiu të kënaqur me barazim

2016/01/lushtaku-dhe-sejdiu-t-euml-k-euml-naqur-me-barazim_hd.jpg

Dy trajnerët, ai i Drenicës, Tahir Lushtaku dhe Gani Sejdiu i Ferronikelit kanë mbetur të kënaqur me atë se çfarë panë në fushë në takimin që përfundoi 0-0.

“Ishte një ndeshje interesante që mund të prodhonte tri rezultate të ndryshme. Ata nuk i shfrytëzuan disa pakujdesi tonat në pjesën e parë, mirëpo mendoj që epilogu përfundimtar ishte real”, theksoi Lushtaku për SuperSport.

“Drenica është një ekip i fortë si vendës por pavarësisht kësaj ne nuk i lejuam që të na rrezikojnë. Arritëm që ta menaxhojmë lojën dhe të krijojmë shumë raste, ishim për një nuancë më të mirë mirëpo edhe Drenica e meritoi barazimin. Barazimi ishte rezultat real”, deklaroi Sejdiu pas ndeshjes. /Telegrafi/