Please enter at least 3 characters.

Lulzim Basha humb edhe në lagjen e tij

2016/01/lulzim-basha-humb-edhe-n-euml-lagjen-e-tij_hd.jpg

Kjo njësi tradicionalisht ka votuar për të djathtën por në zgjedhjet e fundit lokale këtë bastion e fiton kandidati i PS-së, Erion Veliaj.

Fitorja në këtë njësi e cila është edhe zona në të cilën jeton kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është cilësuar si historike pasi është kjo njësi “cilësohej” si bastion i djathtë.

Ka përfunduar procesi i numërimit të 49 kutive të kësaj KZAZ dhe nga të dhënat, Erion Veliaj mori 7637 vota, kundrejt Halim Kosovës 7330 vota.

Me shpalljen e rezultatit deputeti socialist, Ervin Bushati nga njësia numër 8 së bashku me një grup mbështetësish tha për mediat se numërimi përfundoi për këtë njësi dhe Erion Veliaj është shpallur fitues.