Please enter at least 3 characters.

Lukaku në planet e Interit në rast të largimit të Icardit

2019/04/RomeloLukaku.jpg
275:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 02: Romelu Lukaku of Manchester United reacts after the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Valencia at Old Trafford on October 2, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku është një prej opsioneve të Interit për të zëvednësuar Mauro Icardin në afatin kalimtar veror - bën të ditur Tuttomercatoweb.

Manchester Unitedi do t'i dëgjojë ofertat për sulmuesin belg në afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa klubi italian është një prej të interesuarave.

Djajtë e Kuq shpenzuan 75 milionë funte (86.5 milionë euro) kur e transferuan nga Evertoni në vitin 2017, ndërsa tash janë të gatshëm ta shesin për 50 milionë euro.

Mauro Icardi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Nerazzurrët nga ana tjetër pritet të mbeten pa sulmuesin kryesor për shkak të mosmarrëveshjeve të argjentinasit me klubin.

Për këtë arsye, zikaltrit janë duke u angazhuar në treg për zëvendësimin e Icardit në sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, për të luajtur te Interi, Lukaku duhet të heqë dorë nga paga e lartë që e merr te Unitedi. /Telegrafi/