Please enter at least 3 characters.

Lukaku: Jam i lumtur te Interi dhe që punojë me një trajner si Conte

2019/09/Conte-Lukaku-e1569162105671.jpg
312:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21: Romelu Lukaku (R) of Internazionale celebrates with head coach Antonio Conte after scoring his team's second goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku shënoi në fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit në Derby della Madonnina dhe përsëri lavdëroi trajnerin Antonio Conte.

Goli i Marcelo Brozovicit hapi rezultatin dhe Lukaku dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Nicolo Barella për të vulosur fitoren e katërt radhazi në Serie A.

"Raporti im me Conten është shumë i fortë, pasi ai është një trajner që me ndihmon vërtet", ka thënë fillimisht Lukaku për DAZN.

"Në moshën 26 vjeç, dua një trajner si ky, i cili më ndihmon çdo ditë dhe më jep motivim".

"Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam duke punuar me të".

Lukaku dhe Conte (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por kemi një lojë tjetër shumë të vështirë kundër Lazios. Ne jemi të kënaqur me tre pikët".

"Loja me Slavia Pragën ishte e vështirë, por ne u përgatitëm mirë për sonte (dje) dhe i dhamë një përgjigje të fortë".

"Nuk dua të flas për titullin tani, ne e marrim atë ndeshje pas ndeshje", përfundoi sulmuesi belg. /Telegrafi/