Please enter at least 3 characters.

Lukaku: Interi nuk është i fortë mendërisht

2020/10/luki.jpg

Romelu Lukaku është shprehur i zhgënjyer me barazimin (2-2) e Interit kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e parë grupore në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët u gjetën dy herë në disavantazh, ndërsa në të dyja rastet barazoi sulmuesi belg.

“Për mua, ky nuk është rezultat i mirë, sepse mund të bëjmë më mirë”, ka theksuar Lukaku për Sky Sport Italia.

(Foto: Twitter/Inter)

“Duhet të vazhdojmë angazhimin dhe të jemi më të fortë mendërisht, sepse nuk është një periudhë e mirë për ne dhe duhet të vazhdojmë të besojmë në cilësitë tona”, ka shtuar ai.

Para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, Interi ka lëshuar pikë edhe në Serie A, duke barazuar me Lazion dhe duke humbur në derbi nga Milani. /Telegrafi/