Please enter at least 3 characters.

Lukaku bëhet lojtari i parë i huaj më i ri që shënon 100 gola në Ligën Premier

2018/03/Lukaku-1-1.jpg
533:"Soccer Football - Premier League - Manchester United vs Swansea City - Old Trafford, Manchester, Britain - March 31, 2018 Manchester United's Romelu Lukaku celebrates scoring their first goal REUTERS/Andrew Yates EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.
7:"REUTERS

Romelu Lukaku ka shkruar historinë në Ligën Premier duke shënuar golin e 100-të të tij në këtë garë gjatë të shtunës pasdite.

Reprezentuesi belg u transferua te Manchester Unitedi për 75 milionë funte apo rreth 90 milionë euro nga Evertoni verën e kaluar.

Megjithatë, edhe përkundër 26 golave të shënuara në sezonin debutues me Djajtë e Kuq, Lukaku vazhdon të kritikohet.

Por, Lukaku me golin e shënuar sot (e shtunë) ndaj Swanseas ka bërë një arritje të madhe.

Momenti i golit të Lukakut ndaj Swanseat (Getty Images) 

Belgu mori një top nga nga Alexis Sanchez 12 metra larg golit, goditi topin në këmbën e tij të majtë dhe e dërgoi topin pas shpinës së Lukasz Fabianskit.

Me këtë gol të shënuar, Lukaku, jo vetëm që u bë i 28-ti që shënon 100 gola në Ligën Premier, por ai u bë i pesti më i riu që arrin ta bëjë këtë dhe i huaji më i ri që arrin këtë shifër.

Qendërsulmuesi shtatlartë e arrin shifrën e 100 golave në kampionatin elitar anglez me vetëm 24 vjet e 322 ditë.

Lojtari i parë që ka arritur shifrën e 100 golave është Michael Owen me 23 vjet e 134 ditë, ndërsa pas tij vijnë Robbie Fowler, Wayne Rooney dhe Harry Kane. /Telegrafi/