Please enter at least 3 characters.

Luis Suarez reagon pas zërave për të ardhmen e tij, 'godet' njerëzit që flasin në emrin e tij

2020/08/suarez-1.jpg
306:"GRAF9768. YEDA (ARABIA SAUDÍ), 09/01/2020.- El delantero uruguayo del FC Barcelona Lluis Suárez se retira al final del partido tras perder con el Atlético de Madrid en los últimos minutos de la semifinal de la Supercopa de España que se disputa en la ciudad de Yeda (Arabia Saudí). EFE/JuanJo Martín
14:"JuanJo Martín

Luis Suarez është shkëputur nga deklaratat e bëra nga njerëz që thirren se janë të afërt me sulmuesit të Barcelonës .

Kunati dhe ish-këshilltari i Suarezit, Alejandro Balbi, ka thënë bërë bujë me deklaratat e tij të dhëna në një televizion argjentinas.

Balbi ka thënë se e ardhmja e ylli të skuadrës, Lionel Messit, do të ndikohet nga e ardhmja dhe destinacioni i mikut të tij, Suarez.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i 33-vjeçarit uruguaian.

Suarez ka këshilluar njerëzit të mos i dëgjojnë deklaratat e njerëzve që nuk janë të afërt me të.

“Ka njerëz që flasin për mua ose për emrin tim kur nuk kam pasur raporte me ta për vite me radhë”.

“Kur duhet të flas, do të flas vetë”, ka shkruar Suarez në një postim të tij në Instagram.

Ronald Koeman e ka informuar Suarezin se nuk është në planet e tij te Barcelona dhe për këtë arsye duhet të kërkojë një klub të ri. /Telegrafi/