Please enter at least 3 characters.

Luis: Griezmann vlen më shumë se 100 milionë euro

2018/05/Griezmann-Felipe-Luis.jpg
340:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 25: Antoine Griezmann of Atletico Madrid celebrates with his teammates Filipe Luis of Atletico Madrid after scoring his team's fifth goal during the La Liga match between Sevilla CF and Atletico Madrid at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 25, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe Luis ka folur rreth të ardhmes dhe çmimit të bashkëlojtarit të tij, sulmuesit francez Antoine Griezmann.

27-vjeçari Griezmann ka qenë i lidhur shumë me një transferim të Barcelona në fund të sezonit dhe kjo situatë thuhet se i ka nevrikosur drejtuesit e Atleticos.

Reprezentuesi francez thuhet se ka një kontratë valide deri në vitin 2022, por edhe një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, e cila sipas Luis është shumë e vogël për Griezmannin.

"Griezmann për 100 milionë euro është i lirë, është e vërtetë", ka thënë fillimisht Luis në një konferencë shtypi.

Griezmann është njëri nga sulmuesit kryesor në botë (Getty Images)

"Kjo nuk do ta prekë atë, sepse nuk po mendojmë për të. Nëse ai shkon, do të jetë pas përfundimit të [Ligës së Evropës] dhe secili dëshiron ta fitojë atë".

"Ai ka qenë lojtari më vendimtar në këtë sezon, por e kemi ndihmuar që ai të jetë siç ishte".

"Ne duam që ai të vazhdojë, por ajo që ndodh pas përfundimit nuk është e lidhur me këtë", përfundoi braziliani.

Griezmann ka shënuar 27 gola në të gjitha garat për Atleticon këtë sezon, apo sezonin i katërt rresht në të cilën ai ka shënuar të paktën 25 herë. /Telegrafi/