Luis Enrique vjen me prezantimin unik të listës së Spanjës – befason të gjithë duke ftuar 17-vjeçarin e Barcelonës
Luis Enrique ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Spanjës do të përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve fituesit e Kampionatit Evropian, Italinë.
Enrique ka grumbulluar 23 futbollistë për ndeshjet e muajit tetor.
Befasia më e madhe është grumbullimi i talentit të madh të Barcelonës, Gavi, i cili këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë të katalunasve.
17-vjeçari ka luajtur këtë edicion në gjashtë sfida për katalunasit duke treguar se është njëri nga talentet më të mëdha në Spanjë.
Edhe në këtë grumbullim, Luis Enrique nuk e ka ftuar asnjë futbollist të gjigantit spanjoll Real Madrid.
Lista e plotë:Portierë:Unai Simon, Robert Sanchez, David de GeaMbrojtës:Cesar Azpilicueta, Pedro Porro, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez, Pau Torres, Sergio Reguilon dhe Marcos Alonso.Mesfushorë:Sergio Busquets, Rodri Hernandez, Pedri Gonzalez, Mikel Merino, Koke dhe Gavi.
Sulmues:Ferran Torres, Pablo Sarabia, Mikel Oyarzabal, Pablo Fornals, Marcos Llorente dhe Yeremi Pino. /Telegrafi/


