Please enter at least 3 characters.

Luis Enrique, trajner i ri i Spanjës

2018/07/Luis-Enrique.jpg
213:"BARCELONA, SPAIN - MAY 26: Head coach Luis Enrique of FC Barcelona faces the media during a press conference at FC Barcelona Sports Centre on May 26, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Spanës ka emëruar ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, si trajner të ri dhe kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare pas largimit të Fernando Hierros.

La Roja shkarkuan trajnerin Hierro pas eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes në penallti nga Rusia në 1/8-tën.

Pas shkarkimit të tij, drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit (FA) iu përveshën punës për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Nuk ka shkuar as një javë mirë dhe ata tashmë kanë emëruar trajnerin e ri të kombëtares së tyre.

Enrique ishte pa skuadër që nga largimi i tij nga Barcelona (Getty Images)

Luis Enrique, i cili gjithashtu ka trajnuar Romën dhe Celta Vigo, do të jetë shefi i përhershëm i La Rojas për sezonin kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

FA spanjolle konfirmoi më herët të hënën se ish-drejtuesi i Villarrealit, Jose Francisco Molina, është emëruar si drejtori i ri sportiv.

Ish-kapiteni i Real Madridit e la rolin para Kupës së Botës për të zëvendësuar  trajnerin që po largohej Julen Lopetegui, por eliminimi i hershëm i Spanjës kishte lënë të dy role të lira.

Përveç Enriques edhe një numër i kandidatëve të tjerë ishin përfolur për trajner të ri, përfshirë Quique Sanchez Flores, Paco Jemez, Michel, Roberto Martinez dhe Pepe Mel. /Telegrafi/