Luhet për FA Cup, Arsenal - United, formacionet zyrtare
25/01/2019
Arsenali dhe Manchester United do të përballen nga ora 20:55 në Emirates në kuadër të FA Cup.
Dy ekipet do të kërkojnë fitoren në këtë takim, por ngarkesë më të vogël psikologjike ka United.
Djajtë e Kuq kanë shtatë fitore rresht me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer.
Dhe, Arsenali e ka rastin ideal që me atmosferën në shtëpi t'ia shkaktojë humbjen e parë dhe të vazhdojë rrugën drejt trofeut.
Formacioni i Arsenalit: Cech, Maitland-Niles, Sokratis, Koscielny, Kolasinac, Torreira, Xhaka, Iwobi, Ramsey, Aubameyang, Lacazette.Formacioni i Unitedit:Romero, Young, Lindelof, Bailly, Shaw, Herrera, Matic, Pogba, Lingard, Lukaku, Alexis.


