Lucas Vazquez iu ofrua Juventusit pas largimit nga Real Madridi
Gazeta italiane Tuttosport raporton se ish-mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Lucas Vázquez, i është ofruar Juventusit. Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë krahu dhe i është ofruar ish-lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me klubin spanjoll.Sipas Tuttosport, pengesa kryesore për një transferim të mundshëm është paga e spanjollit 34-vjeçar, i cili në sezonin e fundit te Real Madrid ka fituar 4.5 milionë euro në vit.Aktualisht, Vazquez nuk është objektiv prioritar për Juven, por drejtori i klubit, Damien Comolli, do ta diskutojë mundësinë e transferimit të tij me trajnerin Igor Tudor.Për krahun e djathtë janë identifikuar edhe dy alternativa të tjera: Dodo i Fiorentinës, i vlerësuar rreth 30 milionë euro, dhe Josha Vagnoman nga Stuttgart.


