Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca prezanton një nga dukjet ekstravagante të klipit të ri

2020/07/luanavjollca_116637779_154560442880995_8578363363194846739_n-e1596003425683.jpg

Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, është në finalizim e sipër të këngës së re.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Jay Santos, i cili për disa ditë ka qëndruar në Shqipëri për të realizuar videoklipin.

Ndonëse nuk është zbuluar një datë e saktë e lansimit, biondja ka ndarë disa pamje të klipit të ri.

Siç edhe shihet, Luana vjen në formë të mrekullueshme e veshur me një fustan të kuq nën përkujdesjen e grimerit Arbër Bytyçi.

“Me llaman Luana, me llaman la Reina, së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndërkohë që, reagimet e fansave ishin nga më të ndryshmet të cilët duket se mezi po presin për këtë bashkëpunim të 29-vjeçares.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

"Pa panik" përndryshe mbetet kënga që Luana ka lansuar së fundmi gjatë karantinës, më saktësisht më 18 mars.

/Telegrafi/