Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca pozon krah DJ të famshëm italian, Joe T Vannelli

2022/02/Screenshot_9-26.png

Këngëtarja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Luana Vjollca, gjatë këtyre ditëve ishte në Itali në Javën e Modës në Milano.

Kjo për të shoqëruar motrën e saj, Marinën, e cila prezantoi kreacionet e stilistes italiane, Elisabetta Franchi.

Derisa po shijonte mbrëmjen duke parë të motrën duke sfiluar, biondja ka pasur rastin të njihet edhe me shumë yje italianë e të vendeve tjera.

Biondja 30-vjeçare së fundmi ka pozuar me DJ e famshëm nga Italia, Joe T Vannelli.

Kjo duket të jeta hera e parë që motrat kanë qenë të pranishme në një eveniment kaq të rëndësishëm të botës.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Marina ndërkohë menjëherë pas lindjes është rikthyer në emisionin e saj “Klanifornia”, e po vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me biznesin e ri me qendër në Tiranë.

Prej disa muajsh, Vjollca ka marrë përfaqësinë e Elisabetta Franchi në Shqipëri. /Telegrafi/