Please enter at least 3 characters.

Luan Krasniqi e fitoi duelin e bamirësisë

2016/01/luan-krasniqi-e-fitoi-duelin-e-bamir-euml-sis-euml_hd.jpg

Ish-kampioni i Evropës dhe ish-sfiduesi i titullit të botës në peshën e rëndë të boksit profesionist, Luan Krasniqi e ka fituar të shtunën në mbrëmje duelin e bamirësisë ndaj biznesmenit gjerman, Uwe Hueck.

Paraqitja e Krasniqit në këtë duel është kontribut direkt për SOS Kinderdorf në Prishtinë. Dueli shkoi në 8 raundet e caktuara ku boksieri bindshëm më i mirë ishte natyrisht Krasniqi.

Veç këtij dueli janë zhvilluar edhe disa përballje tjera interesantë. Ndër to dallohet fitorja e Timo Schwarzkopf apo Festim Kryeziut të lindur ndaj ish-kampionit të botës në peshën velter, Junior Witter me pikë. Boksieri shqiptar me pasaportë gjermane arriti të hedh në nok-daun një herë kundërshtarin e tij në rundin e 10-të. /Sporti1/Telegrafi/