LSDM: Qeveria po i keqmenaxhon financat, borxhi afrohet në 12 miliardë euro
Partia opozitare LSDM, akuzon Qeverinë për keqmenaxhim të financave publike dhe pretendon se borxhi po i afrohet 12 miliardë eurove, ose mbi 65 për qind të PBB-së.
Zëdhënësja e LSDM-së, Keti Shterjova, thotë se vetëm në dy vitet e fundit Qeveria e Mickoskit ka marrë rreth 4 miliardë euro borxh të ri.
“Rreth 8 miliardë euro është borxhi total i të gjitha qeverive në 35 vjet të Maqedonisë së pavarur. Mickoski ka marrë gjysmën e këtij borxhi vetëm në dy vjet. Kjo është papërgjegjshmëri ekonomike dhe një akumulim i rrezikshëm i borxhit mbi shpinën e qytetarëve. Borxhi publik po shkon drejt 12 miliardë eurove, ose mbi 65 për qind të PBB-së, ndërsa interesi që shteti paguan çdo vit është rritur nga 120 në rreth 350 milionë euro.”, - deklaroi Keti Shterjova nga LSDM.
Shterjova akuzon gjithashtu Qeverinë se borxhi i ri nuk është reflektuar në përmirësimin e standardit të jetesës apo në investime kapitale.
Nga pushteti i kanë heshur poshtë akuzat e opozitës teksa thonë se LSDM-ja duhet të përgjigjet për borxhet e krijuara gjatë qeverisjes së saj së bashku me BDI-në.


