Please enter at least 3 characters.

LSDM: OBRM-PDUKM është kundër drejtësisë

2016/01/lsdm-akuzon-ccedil-ka-duhet-tjet-euml-r-t-euml-ndodh-q-euml-t-euml-ik-euml-todorov_hd.jpg

Nga partia në pushtet LSDM, akuzojnë partinë opozitare OBRM-PDUKM se ajo po merr anën e mbrojtjes së krimit dhe se është kundër drejtësisë.

"OBRM-PDUKM po qëndron e robëruar në mitrën e mbrojtjes së krimit. Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë kundër drejtësisë, kundër PSP-së si prokurori e veçantë. Për këtë, partia opozitare në vend që të paraqesë amendamente konkrete dhe propozime për tekstin ligjor, paraqet disa gënjeshtra", thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se Ligji për prokurorinë publike është i rëndësishëm për qeverisjen e së drejtës, kyçe për hapjen e bisedimeve me BE-në dhe se tregon orientimin e qeverisë të udhëhequr nga LSDM që vendi të bëjë hapa drejtë drejtësisë.

"Ligji i ri i përfshinë të gjitha principet, por në të nuk janë të përfshira veprimet e Nikolla Gruevskit nga Budapesti", thonë nga LSDM./Telegrafi/